Me dy gola në fund të ndeshjes madrilenët mposhtin 3-1 Espanyol

Reali i Madridit ka arritur të marrë pikët e plota nga një ndeshje aspak e lehtë si ajo me Espanjolin. Madrilenët kanë fituar 3-1, por kjo u arrit veçse në minutat e fundit dhe falë golave të artë të Karim Benzema.

Në fakt sfida u duk sikur nuk do të ishte edhe aq e vështirë për skuadrën e Karlo Ançelotit, pasi e gjeti golin që në fillim të saj. Në minutën e 12 Vinicius finalizoi me sukses një aksion të bukur. Golit të brazilianit iu përgjigj Joselu në fund të pjesës së parë duke barazuar shifrat për vendasit. Me gjithë përpjekjet e lojtarëve te Realit ky rezultat qëndroi në fuqi deri dy minuta nga fundi i ndeshjes.

Në këtë moment del sërish në pah nuhatja e shkëlqyer për golin e Karim Benzema. Kur sfida po i drejtohej fundit sulmuesi francez u gjend aty ku duhej, në shtyllën e dytë, pas krosimit të Rodrigos, duke shënuar golin e dytë të “Los Blancos”.

Në minutën e 10-të shtesë Benzema i vuri vulën fitores së madrilenëve me ekzekutimin mjeshtëror të një goditjeje të lirë. Me fitoren 3-1 Reali kryeson me 9 pikë të plota së bashku me Betisin pas 3 javëve të kampionatit spanjoll.

Klan News