Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në aksin rrugor “Korçë-Maliq”, pranë fshatit Koritë. Policia bën të ditur se automjeti tip “Benz” me drejtues personin me inicialet A. K. ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga.

Nga aksidenti ka mbetur i dëmtuar pasagjeri I. P. i cili u dërgua për mjekim në spitalin e Korçës.

“Sot rreth orës 12:33, në aksin rrugor “Korçë-Maliq”, pranë fshatit Koritë, automjeti tip “Benz” me drejtues shtetasin A. K., dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe automjeti ka dalë nga rruga.

Për pasojë është dëmtuar shtetasi I. P., pasagjer në këtë automjet, i cili u dërgua për mjekim në spitalin e Korçës.

Me shtetasin A. K., po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit”, njofton policia./tvklan.al