Forcat e Armatosura të Serbisë zhvilluan në aeroportin e Beogradit stërvitjen e quajtur “Flamuri 2024” ku u përfshinë më shumë se 6000 ushtarë, duke demostruar forcën ushtarake në rajon.

Aty u ekspozuan armatime dhe pajisje të shumta ushtarake të prodhimit vendas. Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç ka deklaruar se ushtria serbe është e para apo ndoshta e dyta më e forta në Europë.

Pesëdhjetë për qind e paisjeve ushtarake përfshirë municionet dhe tanket janë te prodhimit serb dhe kjo na bën një nga ushtritë më të armatosura në Evropë në raport me numrin e banorëve tha Vuçiç.

Ndërkaq qeveria e Serbisë ka nisur procedurat për rikthimin e shërbimit të detyrueshëm ushtarak që do të zgjasë 75 ditë. Shërbimi ushtarak do të jetë i detyrueshëm për burrat, ndërsa vullnetar për gratë.

Me Kushtetutën e Serbisë dhe Ligjin për ushtrinë, presidenti e komandon ushtrinë në luftë dhe në paqe.

Shërbimi i detyrueshëm ushtarak në Serbi ishte hequr më 1 Janar të vitit 2011. Kroacia fqinje ka vendosur po ashtu, vendimin për ta rikthyer shërbimin ushtarak, duke filluar nga viti i ardhshëm.

Udhëheqësit e Kosovës thonë se Serbia është duke bërë “fushatë për konflikte të reja”. Ata sigurojnë se janë të gatshëm të mbrojnë çdo qytetar e çdo cep të territorit.

Klan News