Beogradi nxit serbët të votojnë

Beogradi nxit serbët të votojnë

16:50 06/10/2019

“Nuk duhet të vihet në pikëpyetje ekzistenca jonë”

Qeveria e Serbisë ka bërë thirrje për të votuar sa më shumë. Në kryeqytetin e Serbisë priten rezultatet, por dita është e qetë.

Marko Gjuriç, i Zyrës për Kosovën, ka thënë se kjo është ditë historike pasi pa votuar ekzistenca e serbëve do të vihet në pikëpyetje. Ka ftuar serbët të votojnë sa më shumë. 

Analistët thonë se për Serbinë, zgjedhjet kanë rëndësi kur të dalë rezultati. Jaksha Shcekiç, thotë se zgjedhjet për serbët nuk do të ndryshojnë shumë, por ky mandat do të jetë i rëndësishëm për zgjidhjen Kosovë-Serbi.

“Problemi është se çfarëdo marrëveshje të arrijnë Beogradi dhe Prishtina, vështirë do të mund ta shtyjë Vuçiç në Serbi si ide të mirë. Mbase andaj nuk i nxitohet”.

Analisti Millivoje Mihajloviç, me origjinë nga Prishtina, thotë se ndryshimet mund të ndodhin, por ka shkuar shumë kohë pa zgjidhje dhe kjo vështirëson jetën e qytetarëve.

“Prishtina dhe Beogradi duhet ta kuptojnë se politika e ardhshme duhet të jetë jeta e qytetarëve, asnjë ndarje dhe asnjë konflikt të ri, por jeta pasi kjo këtu është me rëndësi dhe nuk po ndryshon”.

Serbia ka mbështetur hapur Listën Serbe dhe zgjedhjet shihen si mjet për të forcuar pozitën e Serbisë në bisedime në rast të fitores totale të Listës Serbe.

Tv Klan

Delta
LAJMET

Të ngjashme

AZHBR
UKT
UKT
Doktori