Beogradi thirrje serbëve të Kosovës

Beogradi thirrje serbëve të Kosovës

19:47 01/10/2019

Kritika për grupimin kundër “Listës Serbe”

Serbia u ka bërë thirrje serbëve që të dalin në numër sa më të madh në zgjedhjet e Kosovës. Ky apel është bërë që të votohet për Listën Serbe, partinë që është projekt i Beogradit. Këto thirrje i ka bërë edhe presidenti, Alleksandar Vuçiç, por edhe shumica e zyrtarëve serbë. Ata thonë se Lista Serbe po terrorizohet, pasi shqiptarët duan t’i ndajnë serbët.

“Në këtë tentim për të kthyer serbët në qytetarë të dorës së dytë duhet të dalim në zgjedhje masivisht që t’i mundim me rezistencën tonë dhe si vendimtar, me zemër të mbrojmë vatrat tona pasi nuk kemi shtet tjetër përveç Serbisë”, tha Marko Gjuriç.

Kjo video e politikanit serb nga Kosova, Nenad Rashiç, i cili është i njohur pasi flet dhe shqip, ka tensionuar edhe më shumë situatën, pasi dëm i madh konsiderohet nëse Lista Serbe nuk i fiton 100 për qind zgjedhjet. Serbia në fakt është edhe kundër partive të tjera.

Stefan Surliç, nga Fakulteti i Shkencave Politike në Beograd, thotë se në Serbi ka pritje të mëdha nga zgjedhjet, e që është dialogu, por nuk dyshon në fitoren e Listës Serbe, pavarësisht se beson në pluralizëm.

“Komuniteti serb nuk ndodhet në një situatë të lakmueshme dhe është i rëndësishëm uniteti. Por është me rëndësi që dhe në këtë situatë të kemi më shumë kandidat dhe parti. Besoj se pas zgjedhjeve vetëm bashkësia ndërkombëtare që mund të kenë ndikim edhe tek Prishtina dhe te Beogradi që dialogu të vazhdoj”.

Beogradi zyrtar ka protestuar që nuk lejohen zyrtarët serbë të vizitojnë Kosovën, për dallim prej atyre amerikan ose gjerman.

Tv Klan

LAJMET

Të ngjashme

KPT
KPT
UKT
UKT
Doktori