Banorët e fshatit Bilçë në Berat kanë protestuar përpara Bashkisë. Shkak është bërë mbyllja prej një muaji e portave të rezervuarit që përdoret për vaditje.

Kryeplaku i fshatit thotë se kjo situatë po çon në tharjen e tokave bujqësore dhe ullinjve.

“Problemi qe kemi ngritur ne është problemi i vaditjes. Sivjet ka një problem që rezervuari nuk ka paëur ujin e duhur dhe nuk na kanë ecur gjërat mirë. 187 ha tokë dhe shumë rrënjë ullij, sivjet nuk është vaditur as 40%, është një goditje e madhe”,

thotë kryeplaku i fshatit Bilçë.

Ish-kryeplaku tregon  se prej vitesh ka funksionuar një shoqatë me përfaqësuesit e fshatit e cila merrte në ngarkim funksionin e rezervuarit për vaditje por tashmë rezervuari shfrytëzohet vetëm nga një person,i cili e përdor privatisht për peshkim. ..

“Ai vjen dhe nuk na lë bashkë me drejtorin. Kërkojmë të hapet uji, të zgjidhet shoqata në fshat dhe ta administrojmë vetë rezervuarin”

, shprehet Asqeri Alimeti.

Përballë këtyre akuzave, nënkryetari i Bashkisë së Berarit, sqaron se personi i akuzuar ka një kontratë me Ministrinë e Bujqësisë.

Në të njëtën kohë nënkryetari i Bashkisë ka hedhur poshtë pretendimin e banorëve. Në matjet e fundit rezervuari ka rezultuar në kuotat minimale, çka ka bërë që Prefektura të udhëzojë se në kushtet e thatësirë rezervuari do të përdoren për raste emergjencash, për furnizimin e popullatës dhe në raste zjarresh. TV KLAN