Berati renditet ndër 30 qytetet më të bukur europianë. E përditshmja britanike “The Telegraf” ka botuar listën prej 30 qyteteve sipas një klasifikimi të bërë nga Shoqata Japoneze e Agjentëve të Udhëtimit, Jata, duke e vendosur qytetin e një mbi një dritareve të dytin.

Në foton që shoqëron të dhënat për këtë qytet është lagjia Magalem dhe shkruhet se kjo lagje e vjetër e qytetit të Beratit, ndodhet në brigjet e lumit Osum dhe është një Trashëgimi Botërore e UNESCO-s. Në kohët mesjetare, Berati ishte një qytet kufitar i Perandorisë Bizantine, siç dëshmon dhe kalaja e tij.

Në krye të klasifikimit të bërë nga Jata qëndron qyteti i Kilkenny në Irlandë, ndërsa ne fund të listës së qyteteve europiane që promovohen për t’u vizituar është dhe Ohri i Maqedonisë dhe Kotori i Malit te Zi.

Vitin e fundit qyteti i Beratit ka mikëpritur një numër shumë të madh vizitorësh, të cilët përveç kalasë dhe lagjes Magalem shijojnë dhe bukuritë e kanioneve të Osumit duke bërë raftig. TV KLAN