Manastirliu: Së shpejti Lezha dhe Kukësi, maternitet bashkëkohor

Ministrja Ogerta Manastirliu ishte në maternitetin e ri të Beratit, ku puna po ecën me ritme të shpejta për të përfunduar brenda pak muajsh investimin. Ndër të tjera Manastirliu bëri të ditur se dhe Lezha, Kukësi do jenë me maternitete me kushte bashkëkohore.

Qarku i Beratit do të ketë brenda vitit maternitetin e ri me standarde bashkëkohore me një kapacitet prej 52 shtretërish. Ministrja e Shëndetësisë, Manastirliu inspektoi punimet dhe u shpreh se ky maternitet do t’u vijë në ndihmë dhjetra banorëve.

“Duhet të ecim më shpejtë, ta bëjmë gati brenda vitit. Ndërkohë pajisjet janë të gjitha në proces prokurimi. Edhe bonusin e bebes do ta marrin, edhe maternitetin e ri do ta ketë Berati. Të gjitha shkojnë shumë bashkë. Duhet shumë punë tani për të përmirësuar shërbimin”

Përveç Beratit, Ministria e Shëndetësisë po investon në ndërtimin e maternitetit të Lezhës, Kukësit dhe ka nisur puna për rikonstruksionin dhe zgjerimin e maternitetit ‘Mbretëresha Geraldinë’ në Tiranë.

Klan News