Vrasja e ndodhur mëngjesin e kësaj të marte në Allias të Tiranës, ka tronditur jo vetëm banorët e kryeqytetit, por mbarë opinionin publik. Punonjësi i Gardës, Alket Arapaj qëlloi për vdekje bashkëshorten e tij 36-vjeçare, Ervilma Seferaj, për arsye ende të paqarta. Ata ishin prindër të një vajze 3-vjeçare, të cilën këtë mëngjes babai i saj e la jetime.

Fqinjët e çiftit u shprehën të tronditur nga ngjarja, ndërsa thanë se u dukej e pabesueshme, pasi në sytë e tyre bashkëshortët kishin reputacionin e një familjeje shumë të mirë.

Po aq të tronditur shprehen edhe miqtë e 44-vjeçarit, të cilët në profilin e tij në Facebook shkruajnë se nuk është e mundur që Alketi të ketë bërë një gjë të tillë.

“E pabesueshme, njeri me norma. Përse Alket

?”, shkruan një komentues, ndërsa një tjetër shprehet: 

“Nuk mund ta besoj një gjë të tillë, Alketi është një familjar i devotshëm, kam bindjen nga pakujdesia”.

Megjithatë të shumtë janë ata që shprehen të revoltuar nga ngjarja. Shumë komentues shprehin zemërimin e tyre për krimin e rëndë dhe për vajzën e vogël që mbeti jetime.

“Oo plehrë, a mendove se ke fëmi. Si munde me vrarë nënën e fëmijës tënd. Po ty me të të rrjepur me milimetra duhet me të nxjerr shpirt, se s’ke shpirt”, 

shprehet një komentues.

“Paske qenë një copë injorant… që vrave nënën e fëmijës… Ty ajo gocë nuk do të falë kurrë për këtë krim që bëre”, 

thotë një tjetër

ndërsa dikush tjetër shton: 

“Bëre trimëri me gruan tënde, le vajzën jetime. Allahu të dënoftë. Ti nuk meriton të jetosh, kafshë, pse nuk vrave veten tënde more”.

Bashkëshortët Arapaj ishin besimtarë myslimanë, madje viktima ishte e mbuluar me shami. Ky fakt nuk ka kaluar pa u komentuar, teksa besimtarë të shumtë i kujtojnë se Islami nuk ka lidhje me veprime të tilla.

“Nuk e marr vesh si mund të arrijë një “intelektual” në këto nivele kaq ekstreme, që ia kalojnë dhe kafshës. Burri në fakt është për të mbrojtur gruan, jo ta vrasë vetë atë. Një gjë është e sigurtë, që feja islame s’ka lidhje me veprime të tilla, kaq të përbindshme, se ashtu u fol në media, që ky zotëria këtu qenka besimtar mysliman. Mund dhe të jetë, por në Islam të vrasësh një njeri është kategorikisht e ndaluar dhe për më keq gruan. Nuk duhet të merremi veç me personin që kreu këtë krim të shëmtuar por me fenomenin, me këto krime që janë “demokratizuar” si tepër kohët e fundit dhe çfarë mund të bëhet për t’i paralizuar. Me këto çështje madhore duhet të merret politika dhe jo vetëm me pallavra që nuk i hyn në punë askujt. Ngushëllime familjes”, 

thotë një komentues në reagimin e tij

.

“Besimtar i fortë?! Ai që vret dikë, rrugën e di vetë, direkt në ferr e domethënë aty e ke vendin”.

“E tmerrshme, nuk mund ta besosh që një besimtar të kalojë në ekstrem, mjerë familja jote për ty dhe gjynah, e le vajzën jetime”, 

shprehet një komentues tjetër

.

//tvklan.al