Klara, vajza e politikanit serb Nikola Sanduloviç, është ndaluar nga policia e Serbisë në pikën kufitare të Merdarës pasi bëri homazhe në memoralin “Adem Jashari” në Prekaz të Kosovës.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë politikani Sanduloviç, që është dhe kryetar i Partisë Republikane Serbe. Ai akuzon atë që ai e quan “regjimi diktatorial i Presidentit Vuçiç”.

Klara u ndalua në kufi dhe nuk ju lejua kthimi në Serbi.

“Regjimi diktatorial i Aleksandër Vuçiç vazhdon ta persekutojë vajzën time, Klarën. Policia po e mban atë dhe zyrtarët e Partisë Republikane në pikëkalimin kufitar të Merdarit dhe nuk po i lejojnë të hyjnë në Serbi”, ka shkruar ai në rrjetin social X.

Disa javë më parë, vetë politikani serb Sanduloviç bëri homazhe në të njëjtin memorial në shenjë solidariteti me popullin e Kosovës për vuajtjet e shkaktuara genocidi serb. Por kjo i kushtoi pas kthimit në Serbi, pasi u dhunua barbarisht nga agjentë të shërbimeve sekrete serbe dhe u arrestua.

/tvklan.al