Alarm pas dëmeve të mëdha që shkaktoi në Florida

Uragani “Ian” vijon të jetë kërcënim për juglindjen e Shteteve të Bashkuara. Erërat e fuqishme goditën territorin e Karolinës së Jugut, duke shkaktuar përmbytjet dhe dëmet e para në zonat pranë bregdetit.

Ndonëse me më të ulët erërash, që arritën deri 150 kilometra në orë, gjysma e fuqisë me të cilën goditi Floridan, sërish “Ian” u bë menjëherë shkak që pa energji elektrike të mbeten 200 mijë shtëpi e biznese. Parashikohet që uragani të sjellë me vete mbi 15 centimetra shi.

Autoritetet janë në gatishmëri të plotë për evakuimin e banorëve nga zonat e rrezikuara, nisur edhe nga pasojat shkatërrimtare që ky uragan pati në Florida, ku është përgjegjës për vdekjen e 21 personave dhe lënien pa energji të 2.5 milionë ndërtesave.

Uragani “Ian” është bërë shkak për protesta anti-qeveritare në Havanë. Kryeqyteti dhe pjesa më e madhe e vendit janë prej ditësh pa energji elektrike si pasojë e dëmeve të shkaktuara nga ky uragan. Si rrallë herë, qytetarët hodhën edhe parulla për liri.

Tv Klan