Berisha: Amnistia për Beqajn u shkrua në zyrën e Ramës
“SPAK, organizatë e rrezikshme kriminale”
Akuzën për shpërdorim detyre ndaj ish-Ministrit të Shëndetësisë Ilir Beqja, Sali Berisha e cilësoi amnistinë e radhës që Kryeministri Rama i bëri vartësit të tij përmes vënies në shërbim politik të SPAK-ut.
“Aktakuza për Ilir Beqën, e shkruar në zyrat e Edi Ramës, është një tallje e ulët, cinike, me shqiptarët, është dëshmi tjetër flagrante e shndërrimit të SKAP-it në një organizatë të rrezikshme kriminale për shoqërinë shqiptare”, tha Berisha.
Sipas Berishës, marrja në mbrojtje nga kryeministri e Beqajt, fakton se ai është pronari kryesor i koncesionit të sterilizimit.
“Edi Rama provoi se ai është aksionari i parë me distancë i aferës së vjedhjes së dytë të shekullit, kurse Beqaj është thjesht hajduti i tij i dobishëm. Rrjepaj dhe stër-Rrepaj janë vetëm pronarët në letër, apo Zotot dhe Mërtirët e kësaj afere”, tha ai.
Berisha thotë se të akuzosh ish-Ministrin Beqaj se nuk ka diktuar konfliktin e interesit do të thotë ta shpallësh atë të pafajshëm.
Tv Klan