Berisha: Armëmbajtje sipas ligjit amerikan – TV KLAN

Berisha: Armëmbajtje sipas ligjit amerikan

Ish - Kryeministri takohet me ambasadorët Lu e Vllahutin

Pas denoncimeve që çuan në arrestimin e Emiljano Shullazit, Ambasadori amerikan, Donald Lu dhe ajo e Bashkimit Europian, Romana Vlahutin ishin në mesditë në zyrën e ish – Kryeministrit Berisha.

Burime zyrtare thanë se në takim u diskutua gjërësisht mbi lidhjet e politikës me krimin në tërësi dhe lidhjet direkte të bandës së Emiljano Shullazit me drejtues të Policisë, qeverisë dhe institucioneve të tjera si dhe krimet e tij të shëmtuara.

Pas takimit me ambasadorët, ish – Kryeministri, përmes një postimi në rrjetet sociale shprehu bindjen se të gjithë personat që plotësojnë kushtet ligjore duhet të pajisen me armë dhe pa asnjë diskriminim, duke u bazuar në modelin amerikan.

“Banditi që vjen dhe të vret mund të mbajë armë, kurse viktimës nuk i lejohet të ketë armë për t’u mbrojtur. Banditi që vendos për ty “gjobën ose kokën” është i armatosur nga shullazët e qeverisë, kurse ty arma nuk të lejohet, por duhet t’i dorëzosh atij gjobën ose kokën! Banditi që të rrëmben fëmijën, vajzën për trafikim mund të mbajë armë, kurse ti nuk mund të kesh armë për të mbrojtur vajzën tendë! Banditi që vjen dhe të thyen dyqanin apo banesën mund të mbajë armë, kurse viktima nuk mundet kurrësesi të mbajë armë për të mbrojtur pasurinë, dyqanin apo shtëpinë e tij”.

Ish – Kryeministri thotë se, ndonëse ligji i njeh të drejtën, në përputhje me plotësimin e kritereve çdo qytetari shqiptar të mbajë armë, një udhëzim i qeverisë, sipas tij, lejon paisjen me armë vetëm të trafikantëve, vrasesësve hajdutëve dhe fanatikëve të partisë, që paguajnë të paktën 1 mijë deri në 2 mijë euro, për Ministrin dhe çunat e krimit.

Më herët, në qendër të takimit me ambasadorët ishte dhe Reforma në Drejtësi, ku ish – Kryeministri Berisha rikonfirmoi mbështetjen e tij për këtë reformë, duke e cilësuar një proces jetik për shtetin ligjor në vend.

Tv Klan

Kategori
PolitikaTe funditTë gjithaVideo
1 Koment
  • Antifashisti
    22 Prill 2016 at 20:43
    Përgjigju

    Ne Shqiperine e Turkomaneve, Neo-Otomaneve, Bastardo-Bolshevikeve dhe evgjiteve si Rama dhe Tahiri kuprohet qe keshtu do te vinin kohet. Nuk ka asnje gje absurde te marrim shembullin Amerikan por ne na pelqen te jemi “sqipetaridhes pordhulaqidhes trapullaqidhes” dhe vazhdojme keshtu sic e kemi nisur. Keta subhumane buburrecngrenes qe po te kishte dhoma gazi do ishin te paret qe do perfundonin brenda e kemi konsideruar si heronk si trima si burra te medhenj… dhoma gazi per shullazotahiroevgjitet e Rames!

  • Përgjigju

    *

    *