Berisha: Arsimi në rrezik, 208 mijë nxënës më pak





Berisha: Arsimi në rrezik, 208 mijë nxënës më pak

20:15 16/08/2022

Kryetari i PD: I papranueshëm zëvendësimi i mësuesve me militantë

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha, gjatë një takimi me mësues dhe ekspertë arsimi, ka ngritur shqetësimin e zvogëlimit të numrit të nxënësve. Sipas Berishës, krahasuar me 9 vite më parë, ka 208 mijë nxënës më pak.

“Nga 9 vite më parë, ne numërojmë 208 mijë fëmijë, nxënës, studentë më pak në shkollat tona”.

Një tjetër shqetësim sipas Berishës është dhe zëvendësimi i mësuesve me militantë.

“Kemi një shpërfillje ndaj figurës së misionarit të këtij procesi që është mësuesi. Kemi një ndryshim thelbësor në filozofinë e edukimit. Gradualisht është spostuar edukimi i bazuar në vlerat, liritë, dinjitetit”.

Sipas kryetarit të Partisë Demokratike, mësuesit po përdoren për qëllime partiake.

Klan News













Të ngjashme