“208 mijë nxënës më pak se 9 vite më parë”

Sali Berisha foli me shqetësim për gjendjen që po kalon arsimi në vend. Përpara mësuesve dhe ekspertëve të arsimit parauniversitar, kryedemokrati solli shifra, që sipas tij provojnë jo vetëm rënien e numrit të nxënësve që ndjekin shkollën, por edhe mbylljen e 620 objekteve arsimore.

Përgjegjëse për situatën bëri qeverinë, duke lëshuar akuza në adresë të kësaj të fundit. Nuk u mjaftua vetëm me akuzat në adresë të qeverisë kur iu referua gjendjes së shkollave në kryeqytet.

Berisha premtoi se arsimi do të jetë prioritet pas ardhjes së demokratëve në pushtet.

Tv Klan