Berisha: Asambleja, si mbledhje e një organizate kriminale


Berisha: Asambleja, si mbledhje e një organizate kriminale

20:00 11/02/2024

“20 shkurtin ta kthejmë në ditën e zërit të shqiptarëve”

Fjalën në protestën e radhës në rrugën poshtë shtëpisë së tij, lideri i opozitës Sali Berisha e përqendroi të gjithën tek zhvillimet në Asamblenë Kombëtare të Partisë Socialiste.

Ai tha se kjo mbledhje e Asamblesë së socialistëve do të shkruhet me germat më të zeza në histori si mbledhja e një organizate kriminale.

“Asambleja ishte një heshtje varri, sepse Edi Rama përdori kodin e Omertas, kodin e Mafias, sipas të cilës anëtarët janë të betuar të mos çelin gojën, se përndryshe i pret plumbi pas veshit”, tha Berisha.

Ndaj ai ftoi edhe një herë qytetarët t’i bashkohen protestës së 20 shkurtit për ta kthyer atë në ditën e zërit të shqiptarëve.

Tv Klan









Të ngjashme