Kryetari i PD Sali Berisha u prit me entuziazëm në Korçë, ndërsa në krah kishte dhe Ilir Vrenozin, një demokrat të famshëm në rrjetet sociale, e që së fundmi ka qenë në komunikim publik me Kryeministrin Rama.

Kryetari i PD u bëri thirrje qytetarëve të Korçës të mos e japin votën për partitë e reja opozitare që nuk janë pjesë e koalicionit.

Sipas Berishës, synimi i tyre është vetëm përçarja e votës opozitare.

Një thirrje e pati dhe për administratën, që sipas tij detyrohet të shkojë në mitingjet e Edi Ramës.

Ndër të tjera kërkoi të mos fotografohet vota dhe të mos bien pre e shantazheve të qeverisë.

Klan News