“Nuk e njohim mandatin e Benet Becit, SPAK nuk heton”

5 muaj pas zgjedhjeve lokale, selia blu ka publikuar pamje ku anëtarë, të pretenduar nga demokratët të grupit kriminal të Bajrave në Shkodër shfaqen në qendrat e votimit në 14 Maj të shoqëruar sipas tyre nga eksponentë lokalë të PS.

“Mandati i Bashkisë Shkodër është mandati i Bajrave.”

Pas akuzës për të dhe dhëndrin e tij, besimi i Berishës tek Struktura e Posacme Antikorrupsion, është zbehur edhe më shumë, ndaj nuk mendon se denoncimi në SPAK për atë që e quan “terrori i Bajrave” në zgjedhje do të sillte ndëshkim të tyre.

“Prokurorët kryesorë të SKAP-it të partisë, Bajrat kanë vrasësit e lirë dhe në media, përveç Taulant Ballës dhe Edi Ramës.”

Për këtë arsye, Sali Berisha deklaron se nuk do ta njohin mandatin e Benet Becit që ai siguron se është mandati i krimit. Ai ripërsërit se do të nisin protestat për të lejuar shqiptarët që në 2025-ën të shprehin vullnetin e lirë në zgjedhje.

“Motiv themelor për fillimin e betejës tonë pa kthim, është rikthimi i votës së lirë.”

Ndërkohe, do të vijojë dhe beteja parlamentare edhe pse kuvendi u tërhoq nga qëndrimi për të mos lejuar në seancën e pasdites, 23 deputetët e përjashtuar.

“Çfarëdo vendimi që të marrin, po nuk respektuan një më një të drejtat e deputetëve në Parlament, ajo betejë do të vazhdojë deri në ekstrem.”

Berisha përsëriti dhe njëherë akuzat se Rama po përpiqet që të pengojë hetim parlamentar për konfliktin e interesit për të mbrojtur vajzën e bashkëshortes së tij që kreu i demokratëve thotë me siguri se ka shkelur ligjin që e pengon të marrë pjesë në tenderat publik.

Tv Klan