“Më 11 Dhjetor rithemelojmë Partinë Demokratike”

Rikthimi në vendlindje e emocionoi teksa iu desh të fliste përpara demokratëve të Tropojës për udhëtimin drejt trevave të Malësisë së Gjakovës.

Lulzim Bashën e vuri në shënjestër të akuzave, duke folur për pazarin e radhës që tha se po bën me Kryeministrin Rama.

Kryetarit të Partisë Demokratike i kërkoi sërish të japë dorëheqjen, duke i kujtuar dy dosjet që tha se rëndojnë mbi të.

Anëtarët e kryesisë i ftoi të rivotohen, në të kundër tha se për ta do ketë sanksione.

Demokratët i ftoi të bashkohen në Kuvendin Kombëtar të 11 Dhjetorit, ndërsa Kryeministrin Rama e paralajmëroi se do të përballet me protesta.

I ashpër ishte edhe kur iu desh të fliste për nismën e Ballkanit të hapur, ku një mesazh të veçantë i dërgoi Presidentit serb Aleksadër Vuçiçit.

Më herët ish-Kryeministri Berisha u takua edhe me demokratët e Hasit.

Tv Klan