Nga Tropoja, Sali Berisha akuzoi Lulzim Bashën së gjatë ditëve të fundit po përpiqet të mbledhë firma duke ofruar poste në kabinetin Rama.

“Ne duhet të shndërrohemi në opozitë të vërtetë sepse në 8 vite, pengkryetari i cili na çoi nga dështimi në dëshmi, një kampion humbjesh dhe dështimesh, faktikisht me qëndrimet e tij, defaktorizoi PD, e çoi atë para alternativës të jetë apo të mos jetë. Dy ditët e fundit, pengkyretari me një grusht vasalësh, dedërmenësh, etj. po përpiqet të mbledhë firma duke ofruar poste drejtorësh, zv/ministrash në kabinetin e Edi Ramës. Ky është akti i fundit i turpit të tyre. Le t’i themi se “futuni në qeveri si tradhtarë, por do ju përmbysim së bashku me ta në një kohë sa më të shkurtër”“./tvklan.al