“SPAK amnistoi Veliajn dhe Beqajn, ngrihemi në protesta”

Ky ishte Gushti i krimit”. Kështu e etiketoi ish-Kryeministri Sali Berisha muajin që po lëmë pas, por që sipas tij më të nxehtë e bënë ngjarjet kriminale.

Në takimin e përjavshëm me gazetarët, Berisha bëri një sërë akuzash ndaj qeverisë për lidhje me krimin.

“Taulant Balla ka komunikime konkrete me eksponentë kryesorë të krimit ndërkombëtarë dhe ka denoncime nga Taulant Balla të personave të caktuar të cilët denoncojnë krimin.”

Akuza të rënda bëri edhe ndaj Prokurorisë së Posaçme që sipas tij amnistoi politikanë të përfshirë në afera korruptive.

“Gushti ishte muaji i krimit gjthashtu edhe për Skapin e partisë. Çfarë bëri Skapi në muajin Gusht? Amnistitë e mëdha. A ka gjë më qesharake? Të amnistosh Erion Veliajn…Çfarë duhet të bëjë Beqja që këta s’ngrenë padi?  Beqja është vampir se Beqja ka urdhëruar të pakësohen 1000 operacione në muaj. Çfarë duhet të bëjnë këta njerëz që Skapi apo ndan trofetë e pasuritë me ta?”

Kërkoi nga Bashkimi Europian të zbardhë përgjimet e politikanëve shqiptarë me eksponentë të krimit.

“Komisionit Europian të dërgojë një ekip në të cilën të zbardhen të gjithë bisedat e grupeve kriminale me politikanët se këtu nuk ka hetim, nuk ka Prokurori këtu do fillojë bixhozi me të dhënat e transkiptuara.”

Për këtë situatë tha se ka edhe një zgjidhje.

“Zgjidhja është vetëm protesta e fuqishme popullore.”

Në fund i mbylli çdo derë bashkëpunimit me PD-në që drejtohet tashmë nga Lulzim Basha qoftë edhe për një kandidat të përbashkët në zgjedhjet për bashkinë e Kukësit.

“Të mendosh se mund të bëj bashkpunim me Lulzim Bravën është njëlloj si të thuash me Taulant Ballën, që të dy i kanë dhe aferat e përbashkëta.”

Tv Klan