Pas vlerësimit të marrë si një nga portierët më të mirë të serie A, Etrit Berisha në një intervistë për “Gazzetta dello Sport” ka inkurajuar skuadrën e tij Atalanta duke shprehur besimin se mund të arrijë të marrë pjesë në Champions League.

“Kemi 28 pikë dhe na mungojnë 45 të tjera, pasi kemi pësuar gola të evitueshëm, por jemi brenda objektivave dhe shpresojmë t’ia dalim”,

ka deklaruar portieri.

Skuadra e tij Atalanta gjendet në vendin e 8 në kampionat, 4 pikë më pak se Alzio e vendit të katërt që është në zonën Champions.

Por ekipi nga Bergamo ka një mundësi për tu kualifikuar edhE për çerekfinalet e kupës së Italisë ku do të përballet me Cagliarin.

Berisha ka folur edhe për ëndrrat me Atalantan për të luajtur në ligën e kampioneve dhe atë të fitores së një trofeu në Itali. Sa i takon së ardhmes gardiani i kombëtares shqiptare shpreson të hapë një shkollë futbolli në Kosovë.

Tv Klan