Mbahet protesta e 26-të e opozitës poshtë shtëpisë së ish-Kryeministrit

Ka vijuar mbrëmjen e sotme për të 26-tën ditë radhazi protesta e qytetarëve dhe demokratëve pranë banesës se ish-Kryeministrit Sali Berisha, për të kundërshtuar vendimin e Gjykatës i cili e mban atë ende nën arrest.

Duke përshëndetur të pranishmit nga dritarja, Berisha tha se kjo është një betejë vendimtare për fatin e shqiptarëve.

Ish-Kryeministri shtoi se në rrugën e shpresës poshtë banesës së tij, përballet përpjekja e madhe për mbrojtjen e lirisë dhe pluralizmit me armikun e egër të dinjitetit njerëzor.

Klan News