Ish-Kryeministri Sali Berisha ka premtuar sot se do të jetë në politikë deri në moshën 95-vjeçare.

Nga Foltorja e Kurbinit, lideri historik i PD kujtoi një premtim që u kishte bërë socialisteve se do të ishte në politikë përballë tyre deri në moshën 85 vjeç, por sot tha se tashmë ky premtim është ndryshuar dhe do të jetë deri 95-vjeç.

Unë nuk jam ai, që tu them juve se tani mirupafshim, unë u them se do të jem së bashku me ju për të luftuar deri në fund të jetës sime. Siç e dini ua kisha thënë atyre të Partisë Socialiste se këtu do të më keni deri sa të bëhem 85 vjeç. Para burrave dhe grave të Kurbinit, po betohet se nëse i madhi Zot e bën të mundur do jem deri sa të bëhem 95 vjeç. Të përgatiten. Të përgatiten”, tha Berisha./tvklan.al