Sali Berisha premton t’i japë zgjidhje në mënyrë përfundimtare çështjes së pronës brenda 4 viteve me ardhjen e PD në pushtet. “PD është e vendosur t’i japë zgjidhjen e plotë dhe përfundimtare çështjes së kthimit dhe kompensonit të pronave gjatë një mandati.”
Në shënjestër të akuzave për grabitje të pronës private nuk vuri vetëm kryeministrin dhe familjarë të tij, por edhe ish-ministra të qeverisë.
“Vetë Edi Rama, shfrytëzoi marrjen e detyrës së kryeministrit për t’u bërë pronar i një sipërfaqeje të madhe toke në Himarë, pa asnjë dokument kadastral, pa asnjë dokument konfiskimi nga regjimi komunist, pa asnjë dokument kadastral nga kadastrat e shkuara. I jep të vëllait 38 mijë m2 tokë të pronarëve të Tiranës…”
Të gjithë përfituesit nga Ligji i Koorporatës së Investimeve i paralajmëroi se do njihen si bashkëpunëtorë në krim, teksa e krahasoi këtë nismë të qeverisë me reformën agrare të vitit 1946. Berisha garantoi se në bashkëpunim edhe me shtresën e ish-pronarëve do të ndërhyet në çdo ligj për t’i dhënë zgjidhje këtij problemi bazuar në kushtet e tregut.
Tv Klan