“Për shqiptarët, turp të përfaqësohen nga ky Kryeministër”

Ish-Kryeministri Sali Berisha me anë të një reagimi në rrjetet sociale e ka cilësuar deklaratën e Kryeministrit Edi Rama në samitin e Bledit në lidhje me anëtatësimin e  Ukrainës në BE, si të turpshme dhe të pacipë.

“Ukrainasit kanë firmosur statusin e kandidatit të vendit të tyre në BE me gjakun, heroizmin, sakrificat e luftën dhe rezistencën e jashtëzakonshme, kurse Edi Rama ka vendosur në Shqipëri regjimin e narkoshtetin e parë dhe të vetëm në Europë, të bazuar në krimin e organizuar, drogën, korrupsionin e qeveritarëve shqiptarë me të cilin ka detyruar shqiptarët të largohen nga Shqipëria më shumë sesa janë larguar ukrainasit. Për shqiptaret është turp që përfaqësohen nga Edi Rama. Një hokatar i pacipë dhe i pakripë”, shkruan Berisha në rrjetet sociale.

Tv Klan