“Kryeministri kërkon të kapë Gjykatën Kushtetuese”

Dekretin e kreut të shtetit, që shpallte Marsida Xhaferllarin si anëtare të Gjykatës Kushtetuese, ish-kryeministri Sali Berisha e vlerëson si një qëndrim institucional të Ilir Metës.

Në një intervistë për ABC News, Sali Berisha, arsyen e kthimit në një përplasje të maxhorancës me presidentin në procesin e përzgjedhjes së anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese, e lidh me dëshirën e kryeminitrit për të kapur këtë gjykatë.

Ai vlerëson profesionalizimin e Arta Vorpsit, që ka shërbyer si këshilltare ligjore në këtë gjykatë deri 2 ditë më parë dhe e sheh si të pakonceptueshëm aktin e noterizimit të betimit të saj si anëtare e Gjykatës Kushtetuese.

Për Sali Berishën opozita duhet jetë pjesë e hartimit të reformës zgjedhore.

Tv Klan