Duke e konsideruar të papranueshëm faktin që qeveria dhe maxhoranca parlamentare po mbështesin deputetë që po përballen me procese penale apo edhe të tjerë të cilët opozita i ka akuzuar për përfitim të fondeve publike, ish-kryeministri Sali Berisha, duket se po i vë një tjetër kusht kundërshtarëve politikë pas atij të dekriminalizimit.

Sali Berisha, deputet i Partisë Demokratike

:

Dekusarizimi i parlamentit është po kaq jetik dhe  më thellë jetik. Ose ju do pranoni procesin e dekusarizimit ose ne nuk e gjejmë më veten në këtë parlament.

Berisha e quajti të papranueshëm qëndrimin e mazhorancës, duke i bërë thirrje të reflektojë sa nuk është vonë dhe duke theksuar se opozita nuk mund te rrije ne parlament me deputete te inkriminuar.

Sali Berisha, deputet i Partisë Demokratike

:

Çfarë opozite jemi ne këtu, ua them tani miqëve të mi. Kur ne ulemi këtu me njerëz që i kanë duart me gjak.Kur ulemi këtu me pushtetarë të cilët përdorin mandatin, votën për të vjedhur, për tu pasuruar. Kur Koçua bllokon nëpërmjet sivllaut të tij botimn e gazetës zyrtare. ËShtë koha e fundit të reflektoni, para se parlamenti të shkojë drejt dezintegrimit të plotë.

Berisha kritikoi ashpër maxhorancën se po shkel hapur kushtetutën e vendit, duke rrezikuar kështu parlamentarizmin.

Tv Klan