Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka dënuar sulmin e ndodhur në kanalin e ujit në Veri të Kosovës.
Ai e cilësoi ngjarjen si akt terrorist, ndërsa akuzoi Beogradin si fajtor të shpërthimeve të dy ditëve të fundit në Kosovë.
Berisha u shpreh se këto akte terroriste kanë synim madhor destabilizimin e atij rajoni dhe dekurajimin e serbëve, për të marrë pjesë në proceset demokratike, në Kosovë në vendin e tyre.
Sipas liderit demokrat një skenar i tillë është në interesin më të mirë të Kremlinit, i cili kërkon që krahas fronit të luftës në agresionin që bëri ndaj Ukrainës, të ketë edhe një konflikt tjetër në Ballkan.
Klan News