Policia: Autori është identifikuar, ende në kërkim

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur 3 ditë më parë në Kavajë ku një i moshuar është qëlluar disa herë me thikë. Në pamjet e publikuar nga ish-kryeministri Sali Berisha, dallohet Rizan Aliu, i cili fillimisht qëllon me grusht Besnik Çelmetën. Më pas Aliu nxjerr një thikë dhe qëllon disa herë të moshuarin, duke e plagosur rëndë.

Ngjarja ka ndodhur në praninë e një vajze të vogël me të cilën u fut në lokal autori. Siç duket nga pamjet klientë të lokalit janë afruar për ta ndalur autorin në momentin që ai po qëllonte me thikë, por asnjëri nuk ka ndërhyrë më tej.

Pamjet e rënda tregojnë Rizan Aliun që del me thikë në dorë nga lokali, i pashqetësuar nga askush. Më pas qytetarët nisin të largohen nga lokali ku ndodhi plagosja me thikë.

Televizioni Klan kontaktoi me Policinë e Kavajës, të cilët thanë se ende nuk e kanë arrestuar autorin edhe pse janë informuar se banon në Kavajë. Pas plagëve të rënda që ka marrë, Besnik Çelmeta ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

Tv Klan