Zhvillimet e fundit në vend që lidhen me arrestimin e disa prej zyrtarëve të lartë të shtetit apo hetimet mbi rrugën Durrës-Kukës, kanë sjellë mbrëmjen e sotme në emisionin “Opinion” për një intervistë kryeministrin Sali Berisha.  

Deklaratat e bujshme të Presidentit Bamir Topi, kryeministri i cilësoi si shumë të rëndësishme për vendin pasi sipas tij sistemi i drejtësisë lëndon të drejtat e qytetarëve.

“Mendoj se fjala e Presidentit të Republikës në Vlorë ishte fjalë jashtëzakonisht e rëndësishme për vendin dhe për çdo qytetar shqiptar. Asgjë tjetër nuk lëndon më shumë të drejtat e qytetarëve se sa sistemi i drejtësisë. Hapat e tij të fundit lidhur me sistemin e drejtësisë dëshmon se është i vendosur të procedojë me reformat për të sjellë drejtësinë shqiptare në standartet evropiane. Reformat janë jetike, pavarësisht zhurmës apo gërvishtjes mediatike që krijojnë”, tha Berihsa./tvklan.al

I ftuar: Sali Berisha, kryeministër.