Revolucion fiskal për të ndihmuar biznesin premtoi kryetari i PD, Sali Berisha, gjatë takimit në një masoneri në Tiranë.
Kryedemokrati shprehet se për të përmirësuar klimën e biznesit në vend, do të ulë taksat si dhe çmimin e energjisë.
Zotohet për krijimin e një bordi që do të kompensojë bizneset që janë dëmtuar për shkak të zhvlerësimit të Euros.
Thotë se vendi po përballet me mungesë të forcës punëtore, për shkak të largimit të të rinjve nga vendi.
Për të rigjeneruar forcën punëtore, Berisha thekson se PD do të krijojë politika të favorshme në biznes për të rikthyer në vendin tonë të larguarit.
Qeverinë “Rama” e bën përgjegjëse për falimentimin e biznesit masoneri në vend.
Thotë se Rama përdor fjalor të papërshtatshëm për të zhvendosur vëmendjen nga problemet e reale të shqiptarëve.
Teksa kërkon votën e qytetarëve në zgjedhjet e 11 Majit, Berisha thotë se programi i PD parashikon dyfishim të buxhetit në të gjithë sektorët e ekonomikë, në mënyrë që të fuqizohet prodhimi vendas.
Klan News