Sali Berisha ka dorëzuar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve kërkesën për të regjistruar Partinë Demokratike si subjekt zgjedhor në zgjedhjet e 11 Majit.

Një ditë më parë kreu i KQZ-së Ilirjan Celibashi publikoi afatet për regjistrimin e partive politike, koalicioneve, si dhe listave të kandidatëve për deputetë.

25 Shkurti shënon edhe afatin për regjistrimin e subjekteve politike, ndërsa në 7 Mars ajo për koalicionet. Afati për depozitimin e listave të kandidatëve është 12 Marsi.

Tv Klan