Një mbyllje e denjë e Etrit Berishës për këtë vit me Atalanta. Bergamaskët fituan 6 – 2 sfidën me Sassuolo të shtunën në Rexhio Emilia dhe portieri shqiptar dha ndihmën e tij. Berisha i vendosi çelësin portës ku kundërshtarët u përpoqën të kthenin rezultatin.

“Gazzetta dello Sport”

e vlerësoi me notë 7. Po te Atalanta, Berat Gjimshiti pati një paraqitje të mirë duke merituar notën 6. Thomas Strakosha u vlerësua me të njëjtën notë në përballjen e Lacios me Torinon që përfundoi me rezultatin 1 – 1.

Portieri i lacialëve nuk pati shumë punë. Frederik Veseli ishte më i dobëti i ekipit të tij në humbjen 1 – 0 që Empoli pësoi në shtëpi me Inter. Futbollisti shqiptar sipas

“Gazzetta dello Sport”

nuk tregoi qartësi si në manovrat sulmuese dhe ato mbrojtëse, duke marrë notën 5.

Një tjetër ndeshje në stol për Elseid Hysajn. Mbrojtësi i Napoli nuk u aktivizua për asnjë minutë në fitoren 3 – 2 me Bologna.

Tv Klan