Ish-Kryeministri Sali Berisha thotë se kreu i PD, Lulzim Basha ka kryer vrasjen e Partisë Demokratike me vendimin që mori për largimin e Berishës nga grupi parlamentar i PD.

Në një lidhje direkte me “Opinion”, Berisha theksoi ky vendim i Bashës e çon PD vetëm në një satelit të Edi Ramës.

Fevziu: Ky vendim i Bashës e çon PD më afër pushtetit apo e larg prej tij?

Berisha: Ky vendim i Bashës e çon PD vetëm në një satelit të Edi Ramës. Lulzim Basha ka marrë një vendim fatal, PD ka marrë goditjen më fatale.

Fevziu: Si ndiheni nëse do e konsiderojnë aktvrasje vendimin e Bashës?

Berisha: Lulzim Basha kreu vrasjen e PD, jo aktvrasje. Ai kreu vrasjen e PD!