Ish kryeministri, Sali Berisha i pranishëm në protestën e opozitës së bashkuar, tha se kreu i qeverisë Edi Rama i ka ditët e numëruar dhe i këshilloi atij që të largohet ditën, pasi natën është e rrezikshme.

“Një protestë jashtëzakonshme. Edi Rama shkoi, po italianët nuk i mashtron dot. Ne po tentojmë t’i kthejmë lirinë shqiptarëve. Revolta ka pushtuar zemrat e mbarë shqiptarëve .Edi Rama i ka ditët e numëruar dhe bën mirë të ikë ditën se natën ikja është e tmerrshme”./tvklan.al