Berisha fiton derbin me Strakoshën

Berisha fiton derbin me Strakoshën

17:30 16/09/2019

Portieri i Spal: Nuk është revansh ndaj ish-ekipit

Etrit Berisha fitoi derbin e portierëve me Thomas Strakoshën. Spal mundi me rezultatin 2 – 1 Lazio të dielën në Ferrara, duke marrë pikët e para. Për Berishën vetëm kjo vlen dhe jo një revansh ndaj Lazio apo Strakoshës.

“Për mua është e rëndësishme të fitojmë ndaj një skuadre të madhe, nuk më intereson kundërshtari. Me Strakoshën u takuam disa ditë më parë, dëshironim ta fitonim të dy këtë ndeshje. Për mua është një mik, nuk ka rivalitet”.

Mediat italiane i vlerësuan paraqitjet e të dy portierëve të Shqipërisë, natyrisht me Berishën që mori një notë pak më lartë. Pavarësisht humbjes 1 – 0 të Verona me Milan, mbrojtësi shqiptar Marash Kumbulla tregoi se mund të përballojë ndeshje të nivelit të lartë te Serie A.

Ai ishte ndër më të mirët për skuadrën veroneze. Atalanta e Berat Gjimshitit fitoi 2 – 1 në fushën e Genoa. Gjimshiti, edhe pse shkaktoi 11-metërsh, bëri një paraqitje të mirë në pjesën tjetër të takimit.

Tv Klan

LAJMET
Të ngjashme
KPT
KPT
UKT