Sali Berisha e cilëson si deklaratë historike atë që Zv/Presidenti amerikan JD Vance bëri ne konferencën e Mynihut pavarësisht se i referohet politikës amerikane, ajo ngjan për kryedemokratin si dy pika ujë me luftën që Edi Rama i shpalli liderit të opozitës.
“Ajo deklaratë binte në kokën e 2 diktatorëve të Evropës, Aleksandër Lukashenko dhe Edi Ramës. Këta përdorën drejtësinë për të arrestuar liderët e opozitës.”
I pyetur nga ndjekësit e tij në bashkëbisedimin e fundjavës për mundësinë e sjelljes së palestinezëve të Rripit të Gazës në Shqipëri, Berisha edhe pse e sheh absurde, nuk e përjashton mundësinë që Rama të arrijë në marrëveshje të kësaj natyre.
“4 muaj më parë midis ndërtuesve është qarkulluar lajmi “po ndërtojmë se do të na sjellë Edi Rama palestinezët për të blerë 20 mijë apartamente”. Edi Rama e mohoi këtë, por sa mund t’i besosh Edi Ramës?”
Kryedemorkati u ndal sërish te arrestimi i Veliajt dhe siguron se u bazua në skemën e ngritur nga vetë Rama për ta eleminuar.
“Kjo ishte dosje shtetërore të dashur miq. Edi Rama nuk parashikoi dot se me Erion Velinë po priste degën ku rrite vetë.”
Paralajmëroi se do të ndiqen penalisht sapo të vijnë demokratët në pushtet ata që u bënë pjesë e puçit sic e cilëson grumbullimin e mbështetësve të Veliajt përpara Gjykatës Speciale.
“Ata të gjithë do të dënohen për pjesëmarrje në puç.”
Per fitoren e 11 Majit është i sigurtë, por kur pyetet a do të këmbënglin për qeveri teknike dhe shtyrje të zgjedhjeve, përgjigjet: Ne po luftojmë.
Berisha përsëriti premtimet për ulje taksash, rritje pagash e pensionesh dhe për herë të parë tha se do te shikojnë dhe mundësinë e uljes së moshës së pensionit.
Tv Klan