Situata politike në Shqipëri duket se i ka ngritur sërish tonet. Kryeministri Sali Berisha, i ftuar në emisionin “Opinion” në Tv Klan mohoi tensionet dhe u shpreh se klima është e mirë.

“Ky vend është anëtar i NATO-s dhe opozita mund të protestojë e lirë dhe e sigurt. Unë jam përpjekur gjatë gjithë karrierës sime të bëj kompromise, lëshime dhe kjo është e domosdoshme, por këtu ata kanë përzgjedhur një kërkesë, e cila është e papranueshme”, tha Berisha./tvklan.al