Kur kanë mbetur 10 ditë nga mbajtja e protestës kombëtare të thirrur nga demokratët, Sali Berisha nga mbledhja e Kryesisë ishte i prerë në detyrat që u ngarkoi të të tijëve.

Tha se tubimi i 7 Korrikut do të udhëhiqet nga fronti opozitar, të cilit do t’i bashkohen edhe partitë tjera parlamentare dhe jo vetëm.

Rritja e çmimeve dhe vendosja e një regjimi nga kryeministri Rama sipas Berishës janë arsye madhore për të protestuar.

Interesi kombëtar është një tjetër çështje për të cilën Kryedemokrati tha se në 7 Korrik shqiptarët duhet të ngrihen kundër qeverisë së Edi Ramës.

Pasditen e së martës, kryedemokrati Sali Berisha zhvilloi një takim me aktivistë, përfaqësues të grupeve të interesit dhe zëra kritikë. Në fokus të bashkëbisdimit ishte  Fronti i Përbashkët për Shpëtimin e Shqipërisë që nuk do të ndalet vetëm në organizimin e protestës së 7 Korrikut.

“Të bëjmë gjithçka për suksesin e madh të protestës të datës 7 Korrik, një fillim të rëndësishëm të këtij fronti deri në shpëtimin e Shqipërisë.”

Në këta takim, veç përfaqësuesve të shoqërisë civile merrnin pjesë dhe përfaqësues  nga diaspora shqiptare.

Tv Klan