Berisha fton shqiptarët në protestën e 7 Korrikut




Berisha fton shqiptarët në protestën e 7 Korrikut

15:39 23/06/2022

“Kushtetueshmëria e qeverisë ka rënë në mënyrë përfundimtare”

Pasi shpalli datën e protestës kombëtare, Sali Berisha njoftoi nga oborri i parlamentit se në 7 Korrik shqiptarët do të protestojnë për largimin e qeverisë, kushtetutshmëria e së cilës tha se ka rënë.

“Kjo protestë është e hapur për të gjithë shqiptarët dhe është në 7 Korrik, në orën 7 të darkës në Tiranë, në rrugë dhe sheshet e saj më të mëdha. Do protestohet ndaj qeverisë, parlamentit. Me vendosjen e monizmit, kushtetushmëria e kësaj qeverie ka rënë në mënyrë përfundimtare. Rama nuk është larguar, por do të largohet”

Brenda në sallën e kuvendit në replika u përfshi me Lindita Nikollën, të cilën e akuzoi se në shkelje të rregullores së parlamentit, rrëzoi  rezolutën e demokratëve për njohjen e genocidt serb ndaj shqiptarëve të Kosovës.

Sali Berisha:Rezoluta për krimet serbe në Kosovë ka tre javë që pret të shqyrtohet. Parlamenti nuk është dyqani yt. Po e trajtoni sipas urdhrave që merrni nga Edi Rama.Pse ju djeg dënimi i gjenocidit serb në Kosovë? Kjo është antikushtetuese dhe antiligjore.

 Lindita Nikolla: Konferenca e Kryetarëve ka dakordësuar që të kemi një rezolutë të dakordësuar kjo është e vërteta.

Por një deklaratë e Taulant Ballës ndezi edhe më shumë tonet në seancë plenare.

“Bashkëpunëtor  i Sllobodan Millosheviçit, ne e kemi mbyllur këtë çështje, zotëria që zgjohet vonë e që vjen e na kujton embargo e naftës kontrabandë e përdor çështje të rëndësisë kombëtare, kuvendin s’e bën dot pis. Kur ne të mblidhemi këtu në 7 Korrik, zotëria ka thirrur protestën dhe besoj e kuptoni sinqeritetin e bashkëpunimit të Millosheviçit dhe UDB-së.”

Në mungesë të dhënies së fjalës nga kryeparlamentarja Nikolla, Sali Berisha përgjigjen Taulant Ballës ia dha jashtë kuvendit.

“S’ka replikë në procedurë. Ulu Berisha!”

Kreun e grupit parlamentar të socialistëve e akuzoi për lidhje të drejtpërdrejta me Gentjan Sharrën, një prej eksponentëve të bandës së Elbasanit .

“Mes Taulant Begos dhe Sharrës ekzistojnë të patën 50 telefonata dhe qindra kilometra zbardhje të gjata të këtyre bisedave. Biseda që e faktojnë Taulant Begon anëtar të inkriminuar të bandës së famshme të Elbasanit. Taulant Bego ka marrë përsipër, ka dhënë porosi nga më të paligjshmet dhe ka kryer detyra nga më të paligjshmet në interes të Gentian Sharrës. Pra Gentian Sharra është njeriu që ka blerë vota për anëtarin kriminel të Bandës së Elbasanit, që quhet Taulant Bego. Për PS-në dhe atë.”

Sipas Berishës bisedat mes Ballës e Sharrës datojnë më herët se zgjedhjet e 25 prillit duke thenë se kreu i grupit parlamentar të socialistëve rezulton i përfshirë edhe në ngjarje të tjera kriminale me bandën e Elbasanit.

Tv Klan













Të ngjashme