Kryedemokrati, Sali Berisha ka mbledhur grupin parlamentar të Partisë Demokratike.

Gjatë fjalës së tij, Berisha është shprehur se edhe pse Konferenca e Kryetarëve ka rrëzuar kërkesën e opozitës për mocion me debat me kryeministrin Rama për çështjen e inceneratorëve, ata kanë detyrim që të respektojnë kushtetutën dhe ta zhvillojnë atë.

Berisha thotë se qëllimi i mocionit me debat është që ta nxjerrë Ramën siç ai pretendon “bos i një organizate kriminale”.

Sali Berisha: Ne kemi kërkuar një mocion me debat për Edi Ramën. Ata janë mbledhur dhe po përpiqen që të shmangin mocionin dhe të shkelin kushtetutën. E rrëzuan, por rrëzimi i tyre nuk ka vlerë sepse mocioni nuk kërkon miratim, mocioni është kushtetues. Mbledhja e firmave është detyrim i vetëm për t’u thirrur mocioni. Të gjithë ne në parlament kemi detyrimin para shqiptarëve që të mbrojmë kushtetutën dhe të nxjerrim para tyre Edi Ramën siç është, bos i një organizate kriminale që ka vendosur vetëm në një aferë të ju vjedhë shqiptarëve 720 milionë Euro. Le të marrin çdo vendim ata, ne njohim vetëm kushtetutën. Nuk përcakton kurrë kushtetuta se mocioni duhet të miratohet nga Toni Gogu. Ate respektoj për pastror, por problemi është se atje në kishë lexon Biblën, kurse këtu lexon Manifestin dhe kjo nuk shkon. Ka detyrim kushtetues, ndaj dhe të përgatitemi për mocionin, për debatin, por të dimë një gjë që e gjithë propaganda është të fshehë Ramën dhe Agaçin dhe Veliajn./tvklan.al