Etrit Berisha nuk ishte më i miri në barazimin që Atalanta arriti me Juventus në Bergamo, por në fund rezultati u vendos prej tij. Portieri shqiptar ndali 11-metërshin e goditur nga Paulo Dybala, një futbollist që gabon rrallë. 

“E prita deri në momentin e fundit dhe vendosa më pas të hidhesha, kur pashë që vendosi të godiste”.

Në deklaratat pas ndeshjes ai u shfaq i gëzuar për këtë rezultat të rëndëishëm për skuadrën bergamske.

“E merituam barazimin, pasi ishim në disavantazh të dy golave dhe të shënosh po dy herë ndaj ekipit më të fortë në Itali kjo të gëzon”.

Berisha nuk pati një mbrëmje vetëm me shkëlqim, pasi mediat italiane i ngrakojnë një pjesë të përgjegjësisë të golat e pësuar, madje edhe tek ai i anuluar sipas “Gazzetta dello Sport”.

“E pashë topin në momentin e fundit, ishte tepër e vështirë të vendosja si ta ndaloja dhe vendosa që të rrezikoja e të prisja topin, por më iku nga duart”.

Vëmendja tani kalon te Kombëtarja ashtu siç thotë për televizionin e Atalanatas.

“Kemi dy ndeshje të vështira dhe duhet të jem i përqëndruar që të bëj mirë’.

Etrit Berisha është mes potrierëve të grumbulluar nga Christian Panucci, i cili ka në dispozicion edhe Thomas Strakoshën dhe Alban Hoxhën.

Tv Klan