Kreu i shoqatës: Duam të jemi partnerë të PD

2 Prilli i 1991 që ishte një nga mesazhet më të forca që Shkodra i dha regjimit komunist u kujtua me një ceremoni të organizuar nga kryebashkiaku i ri i këtij qyteti.

Pjesëmarrës ishin edhe politikanë e drejtues të drejtues të opozitës së asaj kohe.

Ish-kryeministri Berisha që udhëtoi nga Tirana për të nderuar 4 martiret e protestave anti-komuniste, e sheh shumë aktual mesazhin e tyre dhe sot 31 vite më pas.

Kreu i shoqatës “2 Prilli”, në bashkëbisedimin e zhvilluar në Bashkinë e Shkodrës me familjarët e 4 dëshmorëve propozon që kjo shoqatë të jetë organizatë partnere e Partisë Demokratike.

Në dalje Berisha i pyetur për gatishmërinë e shumicës për të negociuar brenda parlamentit për procesin e zgjedhjes së Presidentit të ri, është i prerë kur thotë që s’do të ketë një dialog me socialistët për këtë çështje.

“Konsensusi me Edi Ramën është të puthesh me Judën. Nuk merrem me propozimet e Edi Ramës. S’kemi një emër që të propozojmë për president. Nuk do të votojmë kandidatët e Edi Ramës. Ti votosh do të thotë ta replikash të kesh formën e tij”.

Berisha pati dhe një takim me deputët demokratë të këtij qarku duke dhënë mesazhe bashkimi pavarësisht diversitetit të mendimit brenda selisë blu.

Tv Klan