Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka zhvilluar homazhe tek Akademia e Shkencave në nder të mjekut Isuf Kalos.

Për ndarjen nga jeta të Isuf Kalos, Berisha shprehu ngushëllimet më të ndjera, duke theksuar se me të kishte një miqësi të pacenuar në shumë dekada.

“Erdha të shpreh nderimin, ngushëllimet, dhimbjen për humbjen e një miku, me të cilin na bashkon një miqësi e pacenuar në shumë dekada.

Prof. Dr. Isuf Kalo u nda nga jeta, por ai ka pasur dhe ka lënë një kontribut të çmuar në Shqipëri dhe Europë, në shkencën e diabetologjisë, si dhe në standardizimin e shërbimeve mjekësore.

Shpreh edhe njëherë ngushëllimet e mia më të ndjera familjes, miqve dhe të afërmve të profesor doktor Isuf Kalos”, u shpreh Berisha./tvklan.al