Sali Berisha i është përgjigjur akuzave të Kryeministrit Edi Rama se ish-kreu i qeverisë do të krijojë destabilitet në vend.

Sipas ish-kryeministrit Berisha, Rama është “primitiv”.

Berisha tha gjatë emisionit “Opinion” këtë të enjte se Kryeministri Edi Rama nuk njeh përgjegjësitë e veta.

“Mua më personalisht më quajti kështu? Po sigurisht, për çdo gjë fajin e kam unë. Është normale se është njeri primitiv. Njeriu i qytetaruar ka tiparin kryesor përgjegjësinë. Njeriu u bë i qytetëruar, kaloi nga privimtimizmi se njohu përgjegjësitë e veta, kurse ky nuk njeh përgjegjësitë e veta. Ky është në stad primitv, kaq është puna e tij”, tha Berisha./tvklan.al