“Për mua dhe familjen time, kurrë asnjë akuzë nga drejtësia”

Foltoren me demokratët e Kurbinit, ish-kryeministri Sali Berisha e nisi me një minutë heshtje për 51 viktimat e tërmetit të dy viteve më parë, teksa e cilësoi ngjarjen krim shtetëror.

Lulzim Bashës ia kujtoi sërish dy dosjet, atë “Muzin” dhe”Toyota Yaris”, duke thënë se hetimet për lobimin u mbyllën me ndërhyrjen e Kryeministrit Rama pa u dhënë drejtësia.

“Zoti Basha dil dhe thuaju pak demokratëve për dosjen e Nick Muzin, dosje për të cilën je i përshtatshëm për qeli në Shqipëri dhe SHBA. Me urdhër të Edi Ramës, transportuar nga Agaçi, prokurori dosjen ku Basha akuzohej për larje parash nuk e çoi në Gjykatën e Lartë. Thuaju demokratëve Lul pse ta bëri Edi Rama këtë nder? Po të ishe i pastër dosja shkonte atje dhe merrje pafajësi nga Gjykata e Lartë. Toyotën e ndave me Taulantin ose klanin kriminal, por pa e zbardhur atë do kesh vështirësi të mëdha. Edi Rama është sot, nesër ikën, t’i do të përballesh me drejtësi për Toyota Yaris”.

Prerazi mohoi deklaratat e bëra nga Basha se SPAK-u po e heton atë dhe familjarët e tij.

“Pretendon se unë dhe fëmijet e mi kanë dosje në SPAK, i them se fëmijët e mi s’kanë pas asnjë dosje për asnjë çështje”.

Ndryshe nga sa pretendon Lulzim Basha, ish-Kryeministri Berisha mohoi të ketë thënë se nuk vë demokratët mbi veten.

“Peng kryetari ka deklaruar se unë nuk pyes për PD kur vjen puna për veten, fakti që jam këtu tregon se unë s’vë mbi idealet tuaja asgjë”.

Akuzat për pazar mes Ramës e Bashës i vijoi sërish. Një paralajmërim i dha jo vetëm Lulzim Bashës, por edhe Kryeministrit Rama.

“Edvin atë paralajmëron që i pata bërë Fatos Nanos po ta bëj edhe ty nga kjo sallë fatin e tij do pësosh bëj gati valixhet nisu për Beograd”.

Ish-Kryeministri Berisha ftoi demokratët të bashkohen në Kuvendin e 11 Dhjetorit, ditë që sipas tij do të shënojë rithemelimin e Partisë Demokratike.

Tv Klan