Nga Vlora, Sali Berisha kishte një mesazh të qartë për ambasdoren amerikane Yuri Kim, kur tha se “më ke shpallur “non grata” në vendin tënd, por hyj ose jo unë në parlament e përcaktojnë zgjedhësit shqiptarë”.

Ne shqiptarët jemi të parët që i detyrohemi Amerikës për sovranitetin. Shqipëria u rikthye e pavarur, siç e shpalli Ismail Qemali në 1912-n falë SHBA-së. Edhe Kosova është e pavarur falë SHBA. Por burrat e mëdhenj të kombit amerikan nuk do të kishin imagjinuar kurrë që një përfaqësues i tyre do të thonte shqiptarëve “votoni kë të doni, por ju them unë se kush hyn në Parlament”. A mund të ndodhte kjo? Mirë, ti më shpalle non grata në vendin tënd, por se hyj ose jo unë në parlament e përcaktojnë zgjedhësit shqiptarë, s’mund të jetë ndryshe kjo. Një nga dy ditët më të lumtura të jetës time, ka qenë dita që unë hyra më datë 10 shtator në parlament sepse mbrojtja sovranitetin, dinjitetin e vendit tim“.

“Një proces është në Paris, ftoj, jo vetëm DASH, por cilindo mbi tokë çdo dokument që ketë ta paraqesë në gjykatë“, theksoi Berisha. /tvklan.al