“Jam konsistent për deklaratat e mia”

Lideri historik i demokratëve, Sali Berisha iu bashkua procesit të votimit për kryetar të Partisë Demokratike këtë të diel.

Por pasi votoi për një nga kryetarët, Berisha u tha gazetarëve se qëndronte njësoj konsistent për deklaratën e tij për rikthimin në krye të Partisë Demokratike.

Gazetari: I qëndroni deklaratës suaj se nuk e përjashtoni një rikthim në krye të PD-së?

Sali Berisha: Unë jam konsistent në deklaratat e mia. 

Votimi për kryetar i PD-së, sipas Berishës tha se nuk do ta nxirrte partinë më të ndarë se më parë, megjithëse ai kishte shprehur mendimin e tij se zgjedhjet ishin para kohe.

Sali Berisha: Besoj se pasi kam shprehur qëndrimin tim, besoj se kjo nuk do të nxjerrë më të ndarë, por më të bashkuar. Kandidatë kanë shprehur pikëpamjet e tyre. Kandidatët janë zotuar që do të vazhdojnë pavarësisht nga rezultati përpjekjet e tyre për PD-në dhe vendin.

Por a pati ai ndonjë dileme për emrin e ri që do të drejtojë demokratët?

Sali Berisha: Ti jo që do të nxjerrësh sekretet, por sekretet e sekreteve.

Lideri historik i demokratëve ka paralajmëruar se do të jetë disa herë më aktiv në jetën politike të opozitës, duke mos përjashtuar asnjë pozicion të tij në të ardhmen, qofte edhe drejtimin e Partisë Demokratike.

Tv Klan