Ish-Kryeministri: Pasi u vodhën 200 milionë Euro, qeveria do të marrë 100 milionë Euro për landfilla

Ish-Kryeministri Sali Berisha thotë se pas dështimit me inceneratorët, qeveria po rikthen strategjinë e vitit 2013 për trajtimin e mbetjeve. Nga selia blu, Berisha tha se edhe pse u vodhën 200 milionë Euro për inceneratorët, qeveria do të nisë trajtimin e mbetjeve me landfille dhe për këtë do të marrë një kredi prej 100 milionë Eurosh.

“Edi Rama po merr një kredi mbi 100 milionë Euro pikërisht për t’u rikthyer aty ku ishim në vitin 2013 te strategjia me landfille, veçim dhe riciklim”.

Berisha tha se zjarri në fushën e mbetjeve pranë inceneratorit të Elbasanit rikonfirmoi korrupsionin e qeverisë.

“Iu vodhën qytetarëve nga klani i plehrave menën krye vetë Ramën 28 milionë Euro, çka dëshmoi qartë djegia e malit të plehrave në Elbasan pikërisht ditën kur Rama tha se ai ekziston”.

Akuza për korrupsion pati dhe për inceneratorin e Tiranës dhe të Fierit.

“Rama dhe Veliaj janë përgjegjës kryesorë për faktin se janë zhdukur 130 milionë Euro për djegësin e Fierit. Flitet se aty nevojiten edhe 4 milionë të tjera që mafia e plehrave t’i vjedhë, përvetësojë”.

Duke shprehur mosbesim të drejtësia, Berisha tha se rruga e vetme për të ndaluar korrupsionin janë protestat e qytetarëve.

“Do të ishte e pafalshme për qytetarët që detyra që duhet të përmbushin vetë ta kërkojnë nga institucione të kapura kokë e këmbë nga Edi Rama”.

Për Berishën, Kryeministri Edi Rama është aktori kryesor i vjedhjeve të parave të inceneratorit dhe në sistemin e shëndetësisë nëpërmjet Partneritetit Publik Privat.

Klan News